Reja i zhgënjyer me disfatën ndaj Spanjës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Shqipërisë, Edoardo Reja, është shprehur i zhgënjyer pas disfatës nga Spanja me rezultatin 2:1.

Reja ka thënë se skuadra që ai drejton duhet të ndryshojë mentalitetin, nëse do që të rriten.

“Do të ishte shumë e bukur nëse do të kishim arritur një barazim. Jemi të zhgënjyer pasi kemi pranuar gol në minutat e fundit. Për 90 minuta lojtarët kanë shpenzuar shumë energji kanë punuar shumë mirë në fazën e mbrojtjes. Kemi bërë një gabim në fundin e ndeshjes dhe të ishim të përqendruar do ta kishim shmangur. Më vjen keq për gabimet të cilat i kemi bërë por shpresojmë që të përmirësohemi. Duhet të ndryshojmë mentalitetin nëse dëshirojmë të rritemi shumë mirë. Ne kemi arritur të bëjmë disa gjëra të mira edhe pse jo siç e kemi planifikuar. Spanja ka një skuadër shumë të aftë me lojtarë individual të cilët e bëjnë dallimin”, deklaroi Reja.