Sot, ka filluar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ishte caktuar që 17 mars të jetë dita kur do të regjistrohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si partia fituese e këtyre zgjedhjeve.

Mirëpo, nga gjithsej 58 kandidatë të kësaj partie që siguruan ulëse në parlament, sot janë regjistruar 53 prej tyre.

Regjistrimi i deputetëve do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër, kur do të regjistrohen kuvendarët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe të partive të komuniteteve të tjera joshumicë.

Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën VIII, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00.