Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të verifikojë votuesit jashtë vendit.
KQZ do të konfirmojë të gjithë personat që aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.
Periudha për regjistrimin e voutesve jashtë vendit do të fillojë në datë 13 janar dhe do të përfundojë në 21 janar në ora 18:00.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ky institucion do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit.
Regjistrimi do të bëhet në këtë formë:
– Prej një adrese, aplikuesi mund të aplikojë për vete dhe për rrethin e ngushtë familjar që kanë t7 njëjtin mbiemër;
– Në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi duhet të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari;
– KQZ-ja do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim, duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit;
– Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet;
– Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.