Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçicam pritur në takim kreun e Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.
Në këtë takim u diskutua situata e rënduar ekonomike në Kosovë pas përhapjes së pandemisë.
“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit për disa nga prioritetet tona, që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve dhe sigurisë në vendin e punës, dhënies së një rëndësie të veçantë promovimit të dialogut social, si dhe për fuqizimin e rolit të gruas në tregun e punës”.
Reçica u shpreh se është i gatshëm të angazhohet në funksion të partneritetit mes sektorit publik dhe atij privat.
“Shpreha gatishmërinë time dhe të MPMS-së, për tu angazhuar maksimalisht në funksion të koordinimit, bashkëpunimit dhe ndërtimit të partneritetit të qëndrueshëm në mes të sektorit publik dhe privat, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjes së punësimit”.