Dieta mediterane njihet si një standard i artë i të ngrënit
Një shujtë standarde mediterane përmban variante të perimeve, legume, ushqim të detit e vaj ulliri. Kurse nëse doni ta ndiqni këtë mënyrë të të ngrënit duhet të hiqen nga menyja ditore ushqimet e procesuara si mishi i kuq, sheqeri, drithërat e përpunuara dhe yndyrat e pashëndetshme.
Doktori Simon Poole – ekspert i dietave, ka thënë se dieta mediterane është një standard i artë për mënyrën e të ngrënit shëndetshëm. Simone e ka “adoptuar” dietën 20 vjet më parë.
Ai ka treguar se pacientët e tij pas praktikimit të dietës kanë ardhur sërish te ai me kolesterol në gjendje më të mirë, me peshë më të mirë, dhe këtyre pacientëve gjithashtu iu është dukur dieta më e mirë se shumë dieta të tjera.
Kjo dietë ka sasi të konsiderueshme të ushqimit shumë të mirë, kualitetit të lartë, që me të vërtetë e ul rrezikun për shumë sëmundje që nga problemet me zemër e deri tek Alzheimeri.
Njerëzit që e kanë konsumuar këtë dietë i kanë ndarë 3 opsionet më të mira duke nisur nga sallata me “chickpea”. Kjo sallatë mund të bëhet me shumë përbërës duke u bazuar në shijet tuaja.
Përbërësit që rekomandon Simon janë: Chickpea, avokado, djathë dhie apo deleje, tranguj, qepë, domate, ullinj, lëng limoni, uthull balsamike, vaj ulliri ekstra i virgjër, dhe majdanoz.
Rekomandimi tjetër është të shtoni përbërit “mediteran” mbi copat e bukës integrale apo të zezë. Simon ka thënë se kjo më së miri bëhet me peshk Anchovy (e ngjashme me sardinën), Sardinë, Guacamole, Humus dhe gjethe të gjelbra të sallatës.
Një opsion tjetër është sallata me pasta e tunë. Një sallatë e pasur me tunë, pasta integrale, fasule të kuqe dhe vaj ulliri ekstravirgjin po konsiderohet të jetë shumë e përshtatshme. Nëse keni vendosur të bëni pasta për darkë, Simon rekomandon të bëni pak më shumë në mënyrë që të ju teprojnë për të bërë një sallatë nesër. Ai thotë së alternativë e mirë janë pastat integrale. Dhe pastat duhet kombinuar me tunë në vaj ulliri në mënyrë që të mos përmbajë konservues dhe e njëjta vlen edhe për fasulet që blihen në kënaçe.
Vaji i ullirit ekstra i virgjër është një burim shumë i mirë i antioksidantëve dhe anti-inflamatorëve, pra ai është përbërësi më i mirë i këtyre shujtave sipas Simonit.