Nëse ju, apo dikush që e njihni ka probleme me këtë sëmundje, atëherë ky artikull është vendi i duhur për ju, pasi që një gjyshe e ka zbuluar ilaçin natyral për të kuruar bronkitin, si dhe kollin te fëmijët dhe të rriturit.
Për ta përgatitur këtë lajm duhen vetëm dy përbërës: një rrepkë e zezë dhe mjaltë.
Përgatitja:
Së pari e pastroni rrepkën dhe e lini të thani, pastaj e prini pjesën e poshtme dhe e bëni të qëndroj drejt.
Pastaj, e preni pjesën lartë, e cila do t’ju duhet më vonë.
Bëni një vrimë në rrepkë dhe në të vendosni dy lugë gjelle mjaltë për të mbushur gjysmën e vrimës.
Në pjesën lart të rrepkës e vendosni një kapak dhe e lini kështu tërë natën.
Këtë shurup e pini në mëngjes. Fëmijët dhe të rriturit janë të lejuar t’i pinë katër deri pesë lugë gjelle me këtë shurup para shujtave.
Ky shurup natyral do t’ju shëroj nga kolli i vazhdueshëm dhe bronkiti, e gjithashtu do e heq këlbazin nga mushkëritë.