Zinedine Zidane më nuk është trajner i Real Madridit. Ishte skuadra spanjolle që zyrtarizoi largimin e trajnerit francez nëpërmjet një komunikate në uebfaqen zyrtare të klubit.
Bëhet e ditur se Zidane u largua pasi së bashku me drejtuesit e klubit madrilen arritën marrëveshje për shkëputjen e kontratës që i skadonte në verën e vitit të ardhshëm.
“Real Madrid C. F. njofton se Zinedine Zidane ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij aktuale si kryetrajner i klubit tonë. Ne duhet të respektojmë vendimin e tij dhe të shprehim mirënjohjen tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij gjatë viteve. Zidane është një nga ikonat e mëdha të Real Madridit dhe trashëgimia e tij shtrihet përtej asaj që ai ka arritur si trajner dhe lojtar në klubin tonë. Ai është i vetëdijshëm se ai ka një vend në zemrat e tifozëve të Real Madridit dhe se ai gjithmonë do të ketë një shtëpi në Real Madrid”, thuhet në njoftimin e Realit.
Zidane 48-vjeçar u rikthye si trajner i Realit në fillim të vitit 2019 kurse në sezonin e fundit nuk e fitoi asnjë trofe. Ai ka qenë në krye të Realit Madridit është prej vitit 2016 deri në vitin 2018 duke fituar 13-të trofe në total, përfshirë tri herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë titullin e kampionit në La Liga.