Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Mbretërit” e eliminuan në penallti Atletico Madridin.
Antonio Rudiger shënoi penalltinë vendimtare për fitoren 4:2 në penallti për Real Madridin. Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Federico Valverde e Rudiger realizuan për Realin nga pika e bardhë.
Portieri i Atleticos ndali penalltinë e katërt, të gjuajtur nga Lucas Vazquez.
Tek Atletico fillimisht realizoi Alexander Sorloth. Më pas Julian Alvarez dërgoi topin në rrjetë, pos pas rishikimit të VAR-it penalltia e tij u anulua për goditje të parregullt. Angel Correa e realizoi penalltinë e tretë për Atleticon, ndërsa në serinë e katërt Marcos Llorente goditi traversën.
Kështu Rudigeri e kishte rastin të mbyllte serinë. Goditjen e tij e preku Oblak, por pa ia arritur që ta ndalë.
Ndeshja në “Metropolitano” përfundoi 1:0 në të mirë të Atleticos. Conor Gallagher shënoi pas 27 sekondave lojë.
Në mesin e pjesës së dytë Kylian Mbappe siguroi penallti, ndërsa Vinicius Junior ishte plotësisht i pasaktë nga pika e bardhë në minutën e 70-të. Shifrat nuk ndryshuan pas 90 minutave e po ashtu pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Kështu çerekfinalisti i fundit i Championsit u caktua me penallti.
Real Madridi, që është kampion në fuqi, në çerekfinale do të përballet me Arsenalin.