Florian Wirtz, 21 vjeç, është një nga yjet e Bayer Leverkusenit dhe prej më meritorëve për suksesin historik të tyre.
Mesfushori i ri po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe në Gjermani tashmë e kanë vendosur në orbitën e Bayern Munich për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Sport Bild ka zbuluar se një tjetër prej gjigantëve të Evropës dëshiron Wirtzin.
Bëhet fjalë për Real Madridin, i cili sipas mediave gjermane është shumë i interesuar për nënshkrimin e lojtarit. Edhe pse “Los Blancos” nuk do ta donin për këtë verë, por për vitin e ardhshëm.
Arsyeja është se nëse situata nuk ndryshon shumë, Kroos do të rinovojë me Real Madridin edhe për një sezon dhe Wirtz do të ishte zëvendësuesi i bashkëkombasit të tij në mesfushën e madrilenëve.
Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është 100 milionë euro, sipas Transfermarkt.
Në Gjermani thonë se Wirtz nuk po mendon të largohet nga Leverkusen këtë verë, sepse ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve me Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm.