Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij dy ditë më parë, Liridona Murselit.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kushdo që është prapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër, duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal.
Ai tutje ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale.
Postimi i plotë:
Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.
I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.
Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.
E pabesueshme dhe e trishtueshme.
Jam ende i shokuar!