Reagon laboratori që i mori 200 euro për një test për COVID-19: Publikimi i faturës s’është aspak shqetësues

Pas akuzave të shumta për manipulim me çmimet, sot ka reaguar laboratori “Medical & Laboratory Services”. Teksa pak më parë u arsyetua edhe nga Ministria e Shëndetësisë, laboratori në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli ka thënë se po “e sheh të nevojshme të sqarojë opinionin e gjerë lidhur me disa shqetësime dhe reagime nëpër rrjete sociale në të cilat janë publikuar çmimet e testeve”.

Në sqarim thuhet se publikimi i faturës me çmimin prej 200 eurosh për një test të metodës PCR “nuk është shqetësues aspak”.

“Publikimi i tyre neper rrjete sociale e mediume të caktuara nuk është shqetësues aspak për ne si laborator, sa paraqiten të jenë shqetësuese dezinformatat qe i servohen opinionit të gjerë në këtë kohë jo të lehtë pandemie nëpër të cilën po kalon shoqëria jonë. Këto dezinformata mund të jenë të qëllimshme me tendenca të caktuara kundrejt laboratorit tonë. Madje, duke bërë krahasime (manipuluese) të çmimeve të llojeve të ndryshme të testeve (Serologjike me ato të metodës PCR) që aplikohen në vende evropiane me ato që aplikohen në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e “Medical Laboratory & Services”.

Tutje, në reagim, sikurse Ministria e Shëndetësisë (MSH), laboratori arsyetohet se pacientëve u shpjegohen metodat e kryerjes së testit bashkë me kohëzgjatjen, dhe se pastaj është në dorë të tyre të zgjedhin nëse duan apo jo ta kryejnë testimin.

“Në laboratorin tonë, pacientëve u shpjegohen të gjitha këto metoda dhe mbetet në dorën e atij/asaj që të vendos duke u bazuar në arsyetimin dhe kohëzgjatjen e bërjes së testit!”, thuhet në sqarim.

Më poshtë, lexojeni të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e “Medical Laboratory & Services”.

SQARIM

Medical Laboratory & Services e sheh të nevojshme të sqaroj opinionin e gjerë lidhur me disa shqetësime dhe reagime nëpër rrjete sociale në të cilat jane publikuar çmimet e testeve të laboratorit tonë.

Publikimi i tyre neper rrjete sociale e mediume të caktuara nuk është shqetësues aspak për ne si laborator, sa paraqiten të jenë shqetësuese dezinformatat qe i servohen opinionit të gjerë në këtë kohë jo të lehtë pandemie nëpër të cilën po kalon shoqëria jonë. Këto dezinformata mund të jenë të qëllimshme me tendenca të caktuara kundrejt laboratorit tonë. Madje, duke bërë krahasime (manipuluese) të çmimeve të llojeve të ndryshme të testeve (Serologjike me ato të metodës PCR) që aplikohen në vende evropiane me ato që aplikohen në Republikën e Kosovës.

Për hir të saktësisë klinike të informacionit, në shkencat mjekësore sot aplikohen disa lloje të testeve për identifikimin e virusit SARS- CoV 2 (COVID -19). Metoda më e njohur është ajo përmes testit molekular Real Time PCR që kryhet edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Në rastet më të shpeshta, me këtë metodë, pacientit rezultati i kumtohet brenda 48 orëve. Ky test në Medical Laboratory Sevices kushton 65 euro!

Metodë tjetër molekulare është edhe testi i performuar nëpërmjet sistemit “GeneXpert SARS COV-2” që e detekton virusin në kohë RAPIDE (të shpejt) për 45 minuta. Për shkak të realizimit të shpejt dhe kostos së reagensave ky test në MLS kushton 200 Euro, çmim ky që është më i ulët sesa ai në vendet evropiane.

Pastaj, janë testet serologjike (ELISA IgM-25, IgG-2) që detektojnë praninë e antitrupave në gjak, çmimi i të cilave në laboratorin tonë është ekzaktësisht 25 Euro.

Në laboratorin tonë, pacientëve u shpjegohen të gjitha këto metoda dhe mbetet në dorën e atij/asaj që të vendos duke u bazuar në arsyetimin dhe kohëzgjatjen e bërjes së testit!

Për ne në Medical Laboratory Services, me rëndësi primare mbetet shëndeti i pacientëve dhe asgjë tjetër para saj.

Me konsideratë,
Medical Laboratory Services.

SQARIM Medical Laboratory & Services e sheh të nevojshme të sqaroj opinionin e gjerë lidhur me disa shqetësime dhe…Gepostet von Medical Laboratory Services – MLSam Sonntag, 30. August 2020