Dua Lipa ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, i cili tanimë do të zhvendoset për t’u mbajtur në Tiranë.
Ajo në profilin e saj në “Instagram”, ka shpërndarë njoftimin për zhvendosjen e festivalit për në Tiranë.
Deri këtu ka ardhur si shkak i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit.
Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.
