Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi e njohur si Fifi, ka konfirmuar lidhjen e saj me ish-burrin e modeles Adrola Dushi, Adis Patushi.
Ajo e ka konfirmuar lidhjen e saj gjatë një koncerti.
Pas heshtjes disa ditore, modelja Adrola Dushi, ka thyer heshtjen kështu duke shprehur mendimin e saj për lidhjen e tyre përmes rrjeteve sociale.
Modeles si duket nuk i ka mbetur hatri pasi ka pëlqyer postimin ku shihet konfirmimi i lidhjes së këngëtares.
Duke pyetur ndjekësit e faqes se a e pëlqejnë çiftin, Adrola ka përdorur opsionin ‘like’.

Kujtojmë se, Adisi është ish partneri i modeles së njohur shiptare, Adrola Dushit, me të cilin edhe ka një djalë.