Reagimi i ashpër i Çun Lajçit ndaj Albin Kurtit: A po m’kallxon pse m’i hoqe 20 euro prej pensionit

Vendimi i Qeverisë për mosvazhdimin e shtesave për pensionistët bëri që të reagojnë shumë nga fytyrat publike.

Kështu bëri edhe aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, i cili është shprehur i pakënaqur me këtë vendim.

Ai në një status në rrjetin social Facebook, e ka pyetur kryeministrin Kurti se pse iu hoqën 20 euro nga pensioni.

POSTIMI I TIJ I PLOTË: 

Albin Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, a përnimend don me na i hjekë nga 20 euro prej pensionit (qyshë po shkruejnë portalet)! S’po m’dhimsen jo, se tash vjen vera e dal shes libra, bile-bile e qëndisi rrugëve edhe romanin e ri “Shoqalani”, por po tutna mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun? Nejse, m’fal që bana be rrejshëm, se Çakorrin e rrou kajtja e mua pleqnia!