Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar për 168 rastet e reja pozitiv me COVID-19.
IKSHPK përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur që gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me koronavirus 168 persona.
Komuna e Prishtinës edhe sot prin me numrin më të madh të rasteve, me 91 raste, e pasuar nga Podujeva, 11 raste.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit”, njofton IKSHPK.
Ndërkaq numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë deri më tani është 2.675.