Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 119 raste të reja me koronavirus.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka bërë të ditur se me numrin e të infektuarve prin Prishtina.
“Nga rastet e reja, në Prishtinë kemi 63 raste, në komunën e Gjakovës 12 raste, në Komunën e Drenasit 6 raste, në komunën e Fushë Kosovës 5 raste, komunën e Pejës 5 raste, komunën e Podujevës 5 raste, komunën e Skënderajt 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna e Gjilanit 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Obliq 2 raste dhe me nga një raste në komunat: Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec”, tha Ramadani