Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar 214 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Komunat që sonte shënuan më së shumti raste të reja me koronavirus janë: Prishtina, Ferizaj, Mitrovica, Fushë Kosova, Prizreni etje.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.