Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 46 raste të reja me koronavirus.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), personat që u prekën me këtë virus gjatë kësaj dite janë nga 16 komuna të Kosovës.
“Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.