Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe 225 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Më së shumti raste pozitive ka regjistruar Komuna e Prishtinës, gjithsej 93, pastaj Mitrovica me gjithsej 16 raste.
Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes njoftimit 24 orësh.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna e Mitrovicës 16 raste, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Gjilanit 14 raste, komuna e Fushë Kosovës 13 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Ferizajt 8 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Podujevës 7, komuna e Shtimes 6 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Vitisë 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Deçanit 2 raste, komuna e Dragashit 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga një rast komunat e Kamenicës, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë”, njofton IKSHPK.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 viktima dhe janë shëruar 201 pacientë.