Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Në Kosovë janë konfirmuar 95 raste të reja me koronavirus, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Rastet e reja, si[pas IKSHPK-së, vijnë nga Peja, Vitia, Prizreni, Prishtina, Gjakova, Gjilani, Istogu, Mamusha, Lipjani, Mitrovica, Fushë Kosova, Kllokoti, Malisheva, Obiliqi, Rahoveci dhe Vushtrria.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri”.