Kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 edhe 197 persona, ku gjysma prej tyre vijnë nga Komuna e Prishtinës.
Në njoftimin e fundit të IKSHPK-së, thuhet se Prishtina ka 111 raste pozitive, Gjilani 18 e Gjakova 13 raste, shkruan Gazeta Stop.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti”, ka njoftuar IKSHPK-ja.