Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 775 raste pozitive me koronavirus.
Numri më i madh i rasteve vijën nga Komuna e Prishtinës.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast”, ka njoftuar IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.