Raste me koronavirus vijnë nga këto komuna

Një numër rekord i mostrave është realizuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, ku nga to 145 raste kanë dalur pozitiv me OCVID-19.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.