Rashica në vend të Wernerit


Milot Rashica mund ta zëvendësojë Timo Wernerin në Leipzig. Ylli kosovar ndërkohë pëlqehet edhe nga klubet angleze, italiane, por edhe në Gjermani

Leipzigu duket se e ka gjetur pasardhësin e Timo Wernerit, shkruan Gazeta Express.

Mediat e huaja shkruajnë se klubi gjerman ia ka vënë syrin Milot Rashicës, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të sulmuesit gjerman.

Werner mund t’i bashkohet Chelseat, ndërsa në Leipzig mund të përfundojë përfaqësuesi kosovar.

23 vjeçari pritet të largohet nga Werder Bremeni gjatë verës, por ai mund të vazhdojë të luajë në Bundesligë.

Klubi aktual e vlerëson vushtrriasin 38 milionë euro, por nëse Werderi bie nga liga, çmimi i futbollistit kosovar do të bie për 15 milionë euro.

Rashicën ndërkohë në Gjermani e do edhe Borussia Dortmundi.

Në Angli atë e pëlqejnë Liverpooli, Aston Villa e Wolverhamptoni, kurse në Itali e duan Lazio dhe Napoli.

Rashica i ka realizuar 10 gola deri tash këtë sezon në fanellën e Bremenit.

Ai nuk ka shënuar ende gol në Bundesligë në vitin 2020 dhe për këtë, kohëve të fundit ka nisur të marrë kritika.