Raportohet se u nda nga burri dhe abortoi fëmijën, flet Fjolla Morina

Që nga fillimi i karrierës së saj muzikore, Fjolla Morina veten e ka paraqitur te publiku si një femër me karakter të fortë, të pathyer dhe një femër ‘BOSS’.

Projektet e saj muzikore me klipe e tekste eksplicite, e kanë dalluar këngëtaren nga koleget e saj, me disa prej të cilave kishte edhe mosmarrëveshje, siç ishte rasti me Tunën dhe Dafinën, të cilave u bëri ‘diss’ te kënga e saj ‘Queen’.

Krahas muzikës, në titujt e rubrikës rozë emri i këngëtares është lakuar edhe për jetën e saj private.

Ajo u arrestua në kufirin Kosovë-Shqipëri, për armë mbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 vjet burgim.

Por, Fjolla është arratisur, duke bërë që për të lëshohet edhe një flet/arrest ndërkombëtar.

Kjo gjë bëri që këngëtarja për një kohë të ‘zhduket’ edhe nga Instagrami, duke u rikthyer sërish.

Mirëpo, të rejat e saj nuk ndalojnë me kaq.

Burime të sigurta të Syri.net Kosovës, bëjnë me dije që martesa që Fjolla ka pasur në Maldive me Fisnikun, ka dështuar.

Pra, sipas burimeve të Syri.net Kosovës, Fjolla dhe Fisniku janë ndarë, ani pse në rrjetet sociale të tyre vazhdojnë të figurojnë videot e foto nga dasma superluksoze në këtë ishull.

Duke mos mjaftuar me kaq, bëhet e ditur që Fjolla ka abortuar fëmijën, duke qenë se tashmë ish-bashkëshorti i saj ka përfunduar në borxhe.

Këngëtarja ka folur për Express dhe ka mohuar këto informacione. Ajo tha se nuk është e vërtetë që është ndarë nga burri e as që ka abortuar.

Teksa nuk dëshiroi që të komentonte më shumë rreth kësaj teme, ajo tha se arsyeja e mospublikimit të fotografive në rrjete sociale është se po i kushton vëmendje procesit gjyqësor në Shqipëri.

Tutje, kërkoi që mediat të mos merren me të.

Ndarja nga bashkëshorti i parë, me të cilin ka një vajzë, ishte pikënisja e interesimit medial për Fjollën.

Po ashtu, lidhja e saj e dështuar nga ku ka një vajzë tjetër, e më pas skandalet e rrahjet me ish të dashurin e saj, kanë bërë që Fjolla të mos ‘rehatohet’.

Por, kur mendoi se i qeshi fati në lidhjen e re me Fisnik Sylën, biznesmenin 12 vjet më të ri se ajo në moshë, Fjollës i ndodhi e papritura.