Raportohet se nga automjeti që transportonte para u grabitën 450 mijë euro

450 mijë euro para të një banke komerciale dyshohet se u grabitën të enjten, në grabitjen e armatosur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Kështu sipas portalit “Paparaci.com”.

Policia e Kosovës njoftoi se persona të panjohur shtinë me armë zjarri në drejtim të një automjeti, i cili qe duke transportuar para të bankave të premten pasdite.

Disa orë pas aktit, policia gjeti veturën me të cilën dyshohet se kishin vepruar të dyshuarit gjatë realizimit të grabitjes.

Vetura u gjet e djegur në fshatin Parallovë të Komunës së Artanës.