Kreu i AKI-së, Kreshnik Gashi, ka raportuar sot me dyer të mbyllura para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka drejtuar kryetari Fatmir Xhelili.
Sipas njoftimit për media të lëshuar nga Kuvendi, në këtë mbledhje, drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi, ka raportuar lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Me theks të veçantë, sipas njoftimit është diskutuar për rastin e hyrjes së ushtrisë serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.