Ramush Haradinaj akuza të forta Liburn Aliut: Është duke e vjedh Kosovën në mënyrën më të keqe të mundshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë në lidhje me shtesat e pensioneve.

Haradinaj tha se pozita duan të shkojnë me manipulime dhe lojë fjalësh dhe jo me substancë.

“Eshtë shumë interesante ministër, dhe po konstatoj se po doni me shku me lojë fjalësh me manipulim dhe nuk po doni me shku me substancë. Eshtë e vërtetë që ato shtesa kanë qenë për tre muaj. Të them të drejtën krejt jemi befasu me vendimin tuaj, krejt kemi besu që i’u keni me ua zgjat 1 vit. Jo kështu me këto manipulime, ju lutem hyni në substancë. Ju keni mujt me than se nuk keni mujt me vazhdu, por moni me këto manipulime”

Ai ka hedhur kritika të forta në drejtim të ministrit Liburn Aliu në lidhje me një tender.

“Liburn Aliu është ka vjedh Kosovën në mënyrën më të keqe të mundshme. Ai i ka ndalë një tender 40 milionësh për tre vjet dhe e ka shpallë një tender 22 milionësh për një vjet dhe po del po i thotë Kosovës po ia shtoj paret, jo zotni jeni duke e vjedhur paret. 66 milionë i bëhet Kosovës tenderi 44 milionësh i qeverisë së mahershme. Ku po mendon se jeton ai njeri, që guxon me fol kështu”, tha Haradinaj