Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se situata në këtë komunë po shkon drejt normalizimit.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se së shpejti do të përfundojë edhe gjendja emergjente.
“Akterët e kyçur në menaxhimin e kësaj emergjence do të vazhdojnë në implementimin e të gjitha rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK-ja, të cilat kanë të bëjnë me standardizimin e infrastrukturës së ujësjellsit dhe furnizimin me ujë cilësor sipas parametrave të pranueshme”.
Ai shtoi se qytetarët e 12 fshatrave që furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë të ambalazhuar nga komuna e Deçanit, njofton Klankosova.tv.“Në takimin e mbajtur sot, më dt. 17.07.2021, të Shtabit Emergjent për Menaxhimin e Emergjencave, vlerësohet se situata e krijuar ditëve të fundit në komunën tonë po shkon drejtë normalizimit.Akterët e kyqur në menaxhimin e kësaj emergjence do të vazhdojnë në implementimin e të gjitha rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK-ja, të cilat kanë të bëjnë me standardizimin e infrastrukturës së ujësjellsit dhe furnizimin me ujë cilësor sipas parametrave të pranueshme. Në këtë takim u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundoj gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit”.