Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë një shkrim të radhës në rrjetin social duke iu referuar gjendje aktuale në komunën që ai drejton.
Ramosaj tha se misteri po merr fund.
“Po merr fund ,”misteri”! Populli nuk ia huq kurrë”.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë shkrim.
Por, i pari i Deçanit do të mbajë një konferencë për media në orën 16:00.
Komuna e Deçanit që disa ditë është përballur më me një situatë aspak të kënshme.
Prej të dielës më 11 korrik janë raportuar mbi 1 mijë 500 qytetarë që dyshohen se janë helmuar.