Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci njofton se ka dalë pozitiv me koronavirus.
Në një postim në profilin e tij, në Facebook, Lladrovci tha se ka pak temperaturë megjithatë ndjehet mirë me shëndet.
Postimi i tij i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë.
Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.
Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante.
Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!