Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po kalon nëpër ditët e virusit korona.
Ai është shtruar në spital para disa ditësh dhe vazhdon të jetë ende i shtrirë në QKUK, derisa të ketë rimëkëmbje të plotë.
Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, teksa pritet të qëndrojë edhe për disa ditë, tha për DrenicaSot, drejtori i Shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiu.
Kujtojmë se Lladrovci javë më parë u infektua me koronavirus.