Ramazani 2023 – ja sa orë do të agjërojnë myslimanët, në vende të ndryshme të botës

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë të enjten.

Agjërimi që fillon para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit zgjat diku nga 12 deri në 18 orë, në varësi të vendit ku ndodheni në botë.

Myslimanët besojnë se Ramazani është muaji kur vargjet e para të librit të shenjtë të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1400 vjet më parë.

Agjërimi përfshin abstenim nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale gjatë orëve të ditës për të arritur një “takva” ose “devotshmëri” më të madhe për Zotin.

Pse Ramazani fillon çdo vit në data të ndryshme?

Ramazani fillon çdo vit 10 deri në 12 ditë më herët. Kjo për shkak se kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor të Hixhrit me muaj që janë 29 ose 30 ditë, përcjell Telegrafi.

Reklama

Këtë vit, dita e parë e agjërimit në Mekë ka të ngjarë të jetë e enjtja, 23 mars, në varësi të shikimit të hënës së re.

Për shkak se viti hënor është më i shkurtër se viti diellor për 11 ditë, Ramazani do të festohet dy herë në vitin 2030 – fillimisht duke filluar më 5 janar dhe më pas duke filluar më 25 dhjetor.

Ndërsa herën tjetër që do të fillojë Ramazani pas 23 marsit do të jetë 33 vjet nga tani – në vitin 2056.

Agjërimi, kohët e iftarit nëpër botë

Numri i orëve të ditës ndryshon në të gjithë botën.

Myslimanët që jetojnë në vendet më jugore të botës, si Kili apo Zelanda e Re, do të agjërojnë mesatarisht 12 orë, ndërsa ata që jetojnë në vendet më veriore, si Islanda apo Grenlanda, do të kenë agjërim më shumë se 17 orë.

Vaktia e Ramazanit për territorin e Kosovës për vitin 2023

Për myslimanët që jetojnë në hemisferën veriore, numri i orëve të agjërimit do të jetë pak më i shkurtër këtë vit dhe do të vazhdojë të zvogëlohet deri në vitin 2031, vit që Ramazani do të përfshijë solsticin dimëror – dita më e shkurtër e vitit. Pas kësaj, orët e agjërimit do të rriten deri në solsticin e verës – dita më e gjatë e vitit në hemisferën veriore.

Ndërkohë që për myslimanët që jetojnë në jug të ekuatorit, do të ndodhë e kundërta.

Ushqimi para agimit për të filluar agjërimin ditor quhet syfyr, ndërsa prishja e agjërimit pas perëndimit të diellit quhet iftar.

Më poshtë është numri mesatar i orëve të agjërimit në qytetet në mbarë botën.

Reklama

Orët dhe oraret aktuale të agjërimit do të ndryshojnë sipas ditës, si dhe metodat e llogaritjes:

Cilat qytete kanë më së shumti orë agjërim?

– Nuuk, Grenlandë: 17 orë
– Reykjavik, Islandë: 17 orë
– Helsinki, Finlandë: 17 orë
– Stokholm, Suedi: 17 orë
– Glasgow, Skoci: 17 orë
– Amsterdam, Holandë: 16 orë
– Varshavë, Poloni: 16 orë
– Londër, MB: 16 orë
– Astana, Kazakistan: 16 orë
– Bruksel, Belgjikë: 16 orë
– Paris, Francë: 15 orë
– Cyrih, Zvicër: 15 orë
– Bukuresht, Rumani: 15 orë
– Otava, Kanada: 15 orë
– Sofje, Bullgari: 15 orë
– Romë, Itali: 15 orë
– Madrid, Spanjë: 15 orë
– Lisbonë, Portugali: 14 orë
– Athinë, Greqi: 14 orë
– Pekin, Kinë: 14 orë
– Uashington, DC, SHBA: 14 orë
– Pyongyang, Koreja e Veriut: 14 orë
– Ankara, Turqi: 14 orë
– Rabat, Marok: 14 orë
– Tokio, Japoni: 14 orë
– Islamabad, Pakistan: 14 orë
– Kabul, Afganistan: 14 orë
– Teheran, Iran: 14 orë
– Bagdad, Irak: 14 orë
– Bejrut, Liban: 14 orë
– Damask, Siri: 14 orë
– Kajro, Egjipt: 14 orë
– Jerusalem: 14 orë
– Kuvajti, Kuvajti: 14 orë
– Qyteti i Gazës, Palestinë: 14 orë
– Nju Delhi, Indi: 14 orë
– Hong Kong: 14 orë
– Dhaka, Bangladesh: 14 orë
– Muscat, Oman: 14 orë
– Riad, Arabi Saudite: 14 orë
– Doha, Katar: 14 orë
– Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe: 14 orë
– Aden, Jemen: 14 orë
– Addis Ababa, Etiopi: 13 orë
– Dakar, Senegal: 13 orë
– Abuja, Nigeri: 13 orë
– Colombo, Sri Lanka: 13 orë
– Bangkok, Tajlandë: 13 orë
– Khartoum, Sudan: 13 orë
– Kuala Lumpur, Malajzi: 13 orë
– Singapor: 13 orë
– Nairobi, Kenia: 13 orë
– Luanda, Angola: 13 orë
– Xhakarta, Indonezi: 13 orë
– Brasilia, Brazil: 13 orë
– Harare, Zimbabve: 13 orë
– Johanesburg, Afrika e Jugut: 13 orë
– Buenos Aires, Argjentinë: 12 orë
– Ciudad del Este, Paraguaj: 12 orë
– Cape Town, Afrika e Jugut: 12 orë
– Montevideo, Uruguay: 12 orë
– Canberra, Australi: 12 orë
– Puerto Montt, Kili: 12 orë
– Christchurch, Zelanda e Re: 12 orë /Telegrafi/