Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani bëri të ditur se jemi në rrugë të mirë që ta përfundojmë më një sukses të shkëlqyeshëm fundin e pandemisë në Kosovë.
Sipas tij, tani ka një rënie të ngadalshme por të sigurt të lakores së pandemisë.
Ramadani në rtv21 kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë respektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
“E kemi kaluar javën e dhjetë prej rasteve të paraqitjes së parë. Që mbi tre muaj po bëjmë testime. Tashmë jemi në një rënie të ngadalshme port të sigurt të lakores së pandemisë, e cila lakore është simetrike. Tek ne, sipas të gjitha gjasave lakorja nuk do të jetë simetrike dhe do ta ketë një karakteristik që nuk do të jetë e veçantë për sëmundjet ajrogjene. Do ta ketë një të ashtuquajtur bisht epidemikë që zakonisht përdorët për sëmundjet e zorrëve. Kjo duke pasur parasysh krejt atë egërsi të virusit në terren, të panjohurave të virusit që akoma edhe kësaj dite befason epidemiologet e krejt botës”, tha Ramadani .