Rama tregon se pse Aeroporti i Kukësit quhet “Zajed-Flatrat e veriut”!

Në Aeroportin e Kukësit u ul avioni i parë, me pasagjerë disa emigrantë nga Londra dhe kryeministri Edi Rama. Nga ky aeroport Rama tregoi se përse e quajtën “Zajed-Flatrat e veriut”.


“Ky aeroport quhet Zajed-Flatrat e veriut, sepse është ndër të tjera edhe vend kujtese. Është tempull i kujtesës të kësaj zone. Në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën me dhunë dhe ishin viktima të spastrimit etnik. Muhamed Zajed është i biri i një burri të urtë që ka njohur kjo botë, që arriti t’ju japë jetë Emirateve të Bashkuara Arabe. Sheikët erdhën këtu dhe u kujdesën për refugjatët e luftës. Babai i Zajed kishte dhënë urdhër që të hapej pista. Gjurma e aeroportit është nga ajo kohë, kur ndodhte pastrim etnik. Babai i Zajed e merrte në telefon të birin dhe i thoshte që të shpërndajë ndihma dhe të mos kishte dallime për arsye fetare. Aeroporti është edhe “Flatrat e veriut”, sepse këtu në Kukës është veriu i Shqipërisë, por andej nga erdhën vëllezërit e motrat tanë është veriu i shqiptarisë. Andej kishte zhvillime të mëdha, që përfundoi me pavarësinë e Kosovës. Këtu u shkrua një faqe e shenjtë e historisë shqiptare”, u shpreh Edri Rama.