Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas adresimit të Presidentit, Hashim Thaçi, pas intervistimit maratonik prej katër ditësh në Dhomat e Specializuara në Hagë.
‘’Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë’’ ka thënë Thaçi dhe këtë Rama e ka postuar bashkë me foton e Presidentit Thaçi nga pritja e djeshme në pikën kufitare të Morinës, njofton Klan Kosova
Kujtojmë se Rama menjëherë pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria e Hagë për Hashim Thaçin, vizitoi vetë Prishtinën ku u takua me të gjithë liderët politikë përveç Ramush Haradinajt.