Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pas nisjes së heqjes së barrikadave në veri të Kosovës nga vetë serbët, duke thënë se kjo nuk është asgjë e re, që shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, por që fundi ishte po i njëjti dhe se të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!
“Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE-së dhe të SHBA-së! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!”, shkroi mes tjerash Rama në llogarinë e tij në Twitter.