Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur sot fjalim lidhur me zhvillimet në Kosovë ku Prokuroria Speciale një ditë më parë njoftoi që ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, është dorëzuar aktakuzë për shqyrtim nga Gjykata Speciale.
Rama është shprehur se ky njoftim ka prekur të gjithë, porse nuk është njollë e hedhur vetëm mbi dy emrat e përmendur dhe UÇK-në, por mbi tërë shqiptarinë, njofton Klan Kosova.
”Pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar dhe lexuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, njoftoi që i ka dorëzuar për shqyrtim Tribunalit Special një aktakuzë ku mes të tjerash Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, që të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur ndaj regjimit nacional komunist të Sllobodan Millosheviqit, themelues të UÇK-së u dyshuakan për një varg krimesh të cilat sfidojnë edhe kufijtë më të largët të imagjinatës: vrasje të orkestruara, zhdukje të mbikëqyrura personash, përndjekje dhe tortura njerëzisht të pafajshëm dhe të pambrojtur”.
”Në fakt fjala dyshim kur lexon tekstin kur të gjitha tmerret dhe shpërbërjet së Jugosllavisë iu ngarkohen dy bashkëluftëtarëve që ende pa i mbushur të 30-tat i hyn detit në këmbë duke sfiduar një status quo të aprovuar konsensualisht nga vet perëndimi demokratik dhe duke vendosur vet jetën e tyre përballë të gjitha parashikimeve dhe këndvështrimeve të kohës sipas të cilave Kosova e pavarur ishte një herezi ndërkombëtare”.
”Kthehet vërtetë fjala dyshim në një eufemizëm juridik. Drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetvete dhe as kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vet Kuvendit të Kosovës qe vë pikëpyetje të mëdha të papranueshme në heshtje por është leximi i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një proces gjyqësor ndaj dy figurave historike të luftës dhe paqes në Kosovë, një tekst i shkruar i cili edhe sikur të mos ketë një zhvillim të mëtejshëm juridik për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë – i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kulturor kinez, ku fryma diskredituese e fjalëve asgjëson vet prezumimin e pafajësisë”.
”Dhe pikërisht kjo e kthen atë tekst në një rrufe që godet shumë më përtej dy emrave të përveçëm duke shpërndarë në krejt botën sot e zvogëluar prej shpejtësisë së vrapimit të lajmeve një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë marramendëse thjeshtë mbi Hashim Thaçin apo mbi Kadri Veselin, as mbi UÇK-në vetëm por mbi vet Kosovën dhe krejt shqiptarinë”.
”Sepse për dikë parafytyroj dikë në cilëndo qoftë pikë të globit, që jo nuk di detaj por as nuk ka një ide të përgjithshme mbi padrejtësinë historike dhe mbi tragjedinë mbi popullin tonë në Kosovë – duke lexuar tekstin e mbrëmshëm pa dyshim krijon një perceptim të tmerrshëm të n jë v endi mes Europës ku falë krimeve ndaj njerëzimit është instaluar një regjim kriminal”.