Kryeministri Shqiprisë Edi Rama ka bërë një reagim sa i përket çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Rama në Twitter i ka reaguar regjisorit Edmond Budina.
“Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Gëzim Kame, Viktor Zhusti, Ruzhdi Pulaha, Pirro Milkani, Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë, që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare”, shkruan Rama.
Ai shkruan se, nuk është i shenjt dhe as i pagabueshëm, dhe se sipas tij, ai nuk ka lidhje me autorësinë e puneve të zeza.
“në s’jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni,po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!”, shkruan ai.
Pas gati tre vitesh protestë dhe rezistencë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine.