Kryetari i zgjedhur i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se në përzgjedhjen e ekipit të tij do të shoh përtej partive politike.
“Do të shikojmë CV-të dhe do të zgjedhim njerëz profesionist, nuk ka lidhje nga cila parti janë, unë kam qenë shumë i hapur për këtë çështje, sepse kundërshtari ynë këtu është kaosi i qytetit, pra nuk janë partitë politike dhe duhet t’i zgjedhim njerëzit më të mirë, pavarësisht se prej nga vijnë ata.
Rama tha se do të bëjnë koalicione pas zgjedhore me subjekte tjera politike, duke mos e përjashtuar mundësinë e një koalicioni edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Jo, assesi, jo, sepse ky është betejë kundër kaosit urban dhe ne si qytetarë të Prishtinës duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet të cilat i kemi përtej partive politike në të mirën e qytetarit dhe këtë do ta bëjmë”, tha Rama.