Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se nga sot deti i Shqipërisë nuk do të jetë më i Kosovës vetëm për turizëm, por edhe për tregti.

“Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti”, ka shkruar Rama duke përçuar edhe mesazhet “jemi një”, “të bashkuar e jo të ndarë”, etj.