Rama: Deklaratë më të rëndë se ajo e Haki Abazit nuk ka pasur


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Haki Abazi.

“Kur rrëzohet teatri për interes të oligarkëve, u shpallet luftë qytetarëve- 1000 policë do të duhej ta ruanin teatrin jo ta bënin të mundur prishjen… edhe në kohë pandemie apo posaqërisht në kohë pandemie- ligështia nuk ka brinjë”, ka shkruar Abazi të dielën.

Rama ka thënë fillimisht se nuk e ka njohur Abazin, por që pas leximit të deklaratës së tij është ndjerë i ofenduar. 

“Kush është ky Haki Abazi se nuk po e njoh?”, ka pyetur Rama.

Rama ka thënë se të gjithë “këta që më sulmojnë mua janë ata që i kanë bërë vet të gjitha pisllëqet për të cilat më akuzojnë mua”.

Rama ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të partive popullore të Europës, Donald Tusk. 

‘’Deklaratë të rëndë sikur ajo e Hakiut nuk ka”

‘’Tusk është lider i partive popullore, partive simotra tona. Kemi rënë në dakordim se humanizmi ka nevojë për fakte e jo për perceptime.’’

‘’Si ka porositur Hitleri tek Mein Kampf. Bëre më të madhe gënjeshtren dhe përsërite sa më shoesh atë që të rritet. Ato eksese që janë shfaqur nga disa do e shihni të vërtetën pas disa ditëve.‘’, përfundoi ai.