Mikrobiologu Lul Raka përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës, që të jenë shumë të disiplinuar, pasi tani sipas tij, po futemi në dy javët vendimtare për jetë e më të dashurve tanë.
“Të dashur qytetarë të Kosovës. Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë. Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet disiplina dhe kujdesi”, ka shkruar Raka.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
“Fatin e përballjes e keni në duart tuaja, ju lutem të rrini në shtëpi”, ka shkruar mikrobiologu Lul Raka.
Ndryshe në vendin tonë janë konfirmuar edhe dy raste me koronavirus, duke quar kështu numrin në 24.