Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka treguar se sa do të zgjasë numërimi i votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në mbledhjen e sotme para mediave, ai tha se procesi mund të zgjasë nga 1 deri në 2 javë.

“Meqenëse nuk kemi filluar numërimin në të gjitha komunat, do të shohim si shkon procesi, më pasë do të bëjmë një vlerësim sa do të jetë ky proces. Mendoj deri në 1 apo 2 javë më së shumti”, ka thënë Radoniqi.