aturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe furnizuar me energji elektrike, Mitrovicën Veriore, Zubin Potokun, Leposaviqin e Zveçanin.
Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online kryetari i njërës komunë veriore.
Izmir Zeqiri kreu i Zubin Potokut thotë se kompania e cila e ka marr përgjegjësinë nuk ka shpërndarë ende fletëpagesat për qytetarët.
Ai tha se deri të pajisën qytetarët me fatura, pagesat do të bëhen paushall.
“Akoma nuk kanë filluar me i shpërnda fletëpagesat, kanë filluar të regjistrohen ekonomitë familjare, janë në teren kompania e cila e ka marr përgjegjësinë, nuk kam informata që ka dalë dikush me pagu. Deri sa të pajisën me aparatura ekonomitë familjare do të bëhet pagesa paushall rreth 21 euro nga janari. Kanë thënë që do të bëhet por ende nuk ka ndodh në komunën e Zubin Potokut”, thotë ai.
Zeqiri thotë se nuk ka dijeni se pse po ndodh kjo vonës, ai pretendon se ka probleme teknike kompania në fjalë. “Nuk e di cila është e arsyeja që po ngadalësohet ky proces, është çështje teknike e tyre”, u shpreh Zeqiri për Front Online.
Ugljani: Qytetarët në Mitrovicën e Veriut po paguajnë paushall rrymën, ende s’ka përfunduar regjistri i orëve matëse
Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani.
Ugljani thotë se qytetarët në këtë komunë janë duke paguar ende paushall rrymën.
Kjo po ndodh sipas tij, pasi po ka vonesë të regjistrimit të orëve matëse.
“Në lagjen e boshnjakëve deri 60% si kanë regjistruar popullata orët për matje. Pagesat kanë filluar, sigurisht që 10 ditë. Paushall do të paguajnë deri të vendosën orët e rrymës për matje”, u shpreh Ugljani.
Më 11 mars të këtij viti, gjykata Kushtetuese ka vendosur që rreth 40 milionë euro do t’u kthehen konsumatorëve, të cilët e kanë paguar rrymën për serbët në veri të Kosovës.
Ky vendim është bazuar në një vendim që ishte marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji në vitin 2012 i cili sipas Kushtetueses i ka shkelur disa ligje.
Qytetarët e komunave veriore që nga viti 1999 nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar. Borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 deri në vitin 2022, për rrymën e shpenzuar në veri janë paguar gjithsej 237 milionë euro (mesatarisht 19 milionë euro në vit).