QKUK: Po trajtohen nëntë pacientë nga Ferizaj, pesë nga ta në gjendje më të rëndë

Nëntë pacientë janë duke u trajtuar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Dyshohet se në një Qendër Tregtare në Ferizaj, ka shpërthyer një bombolë gazi duke lënë të lënduar 31 persona.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës Valbon Krasniqi.

“Në Klinikën Emergjente këtu në QKUK kanë ardhur nëntë pacientë, të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolave sipas informatave të para. Janë duke i marrë trajtimet e para”.

Ndërkaq shefi i ekipës kujdestare në Emergjencë Agron Çitaku, tha se pesë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Pacientët janë duke u trajtuar. Janë në gjendje mesatarisht të rëndë. Rasti i parë po hyn në sallë tash te shohim. Katër ose pesë pacientë në gjendje më të rëndë. Mosha e tyre është mesatare. Diku 40 vjeç. Arsyeja e lëndimeve janë kryesisht djegie”.