Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të preken pagat në sektorin publik.
Hoti në një konferencë për medie, ka thënë se kjo nuk do të ndodh, pasi sipas tij është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme në buxhet.
“Nuk do t’i prekim pagat në sektorin publik, për shkak se tashmë është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme e buxheti”, tha Hoti, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, aika treguar disa nga arsyet se pse është marr vendimi që të shkarkohet ish-drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore, Ilir Murtezaj nga kjo pozitë.
“Në Administratën Tatimore të Kosovës, na është dashur të marrim vendim që të lirojmë nga detyra drejtorin aktual dhe për të caktuar një ushtrues detyre deri sa të kryhen procedurat. Ky vendim është plotësisht në përputhje me Ligjin, mbi bazën e arsyeshmërisë e ka sjell Ministria e Financave, ku theksohet qartë se zotëri Murtezaj gjatë kohës në këtë pozitë ka ndërmarr një varg veprimesh që i përmbushin kushtet ligjore për lirimin e tij nga detyra për shkak të paaftësisë ose sjelljes së keqe”, tha Hoti.
Të premten e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marr vendim që ta shkarkoj Murtezajn dhe ta emëroj Hysenajn në pozitën e ushtruesit të detyrës.