Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Kjo është bërë e ditur në njoftimin e publikuar nga Zyra e Kryeministrit.
Sipas këtij njoftimi, mbledhja do të fillojë në orën 10:00.
Në këtë njoftim nuk janë bërë të ditur pikat e rendit të ditës.
Kujtojmë që në mbledhjen e kaluar që u mbajt më 3 gusht qeveria miratoi vendimin për t’i propozuar Kuvendit kandidatët për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.