Qeveria rikthen Ministrinë e Integrimeve Evropiane

Qeveria e Kosovës, ka votuar për rikthimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, ndërkaq ka marrë vendim për shfuqizimin e koncept- dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrime Evropiane.

Sipas vendimit të ri do të Propozimi për shfuqizimin e këtij vendimi ka ardhur nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj.

“Parashtrojmë për shqyrtim dhe miratim, propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të qeverisë të datës 14 gusht 2020 për aprovimin e koncept-dokumentin për themelimin e agjencisë e agjencisë për integrim evropian. Pas aprovimit të këtij vendimi obligohen autoritetet përkatëse që të zbatojnë këtë vendim. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, tha Selmanaj.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj është emëruar si anëtar i Qeverisë në punimet e Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu, qeveria ka marrë vendim për ndryshimin e statutit të kompanisë rajonale të ujësjellësit ‘Bifurkacioni’ nga ndërmarrja publike lokale në ndërmarrje publike qendrore.

Qeveria Hoti ka 16 ministri dhe katër zv/kryeministra, ndërsa Ministria e Integrimeve Evropiane ishte shuar, derisa sot hapi rrugët e formimit të një ministrie shtesë.