Qeveria reagon për nënshkrimin e kryeministrit Kurti në emër të Avdullah Hotit

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka reaguar pas dokumentit të publikuar të një vendimi të marrë nga kryeministri Albin Kurti, ku figuron nënshkrimi i tij, por emri i ish-shefit të ekzekutivit, Avdullah Hoti.

Kryeziu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “nëpër zyrat e shtetit ka ende kapës politikë të shtet”.

“Në lidhje me vendimin nga mbledhja e fundit, ai është përmirësuar menjëherë. Dokumenti i përmirësuar është protokolluar, por megjithatë shkresa e vjetër, para se të asgjësohet, është publikuar nga adminstrata. Administrata duhet t’i shërbejë kryeminsitrit të shtetit, jo ta luftojë atë.

Postimi i plotë:

Që nga fillimi kryeministri Kurti dhe kabineti i tij sfidohen nga individë ende të panjohuar nga adminsitrata e Zyrës së Kryeministrit. Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga ai, shpesh, vazhdimisht dhe në mënyrë të organizuar rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm, dhe madje përgatiten shkresa me gabime teknike. Kapësit politikë të shtetit i kemi larguar me 14 shkurt dhe 22 mars, por sigurisht se ka shumë të tillë nëpër zyrat e shtetit.

Në lidhje me vendimin nga mbledhja e fundit, ai është përmirësuar menjëherë. Dokumenti i përmirësuar është protokolluar, por megjithatë shkresa e vjetër, para se të asgjësohet, është publikuar nga adminstrata. Administrata duhet t’i shërbejë kryeminsitrit të shtetit, jo ta luftojë atë.